Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ndarë sot lajmin për restaurimin digjital të filmit të njohur shqiptar “Liri a Vdekje”. Në një reagim publik, ai e cilësoi veprën si më shumë se një film historik, duke e quajtur një kujtesë të atdhedashurisë, sakrificës dhe qëndresës së kapedan Çerçiz Topullit, Mihal Gramenos dhe luftëtarëve që iu bashkuan në betejën për liri.

“Restaurimi digjital i këtij filmi na rikthen emocionet e veçanta, kur e kemi parë për herë të parë këtë kryevepër kinematografike shqiptare”, shkruan Balla.
Ai falënderoi Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe projektin “Sezoni i Filmave Klasikë”, një nismë e Shoqatës së Kinematekave Europiane (ACE), e mbështetur nga programi Europa Krijuese MEDIA i Komisionit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu