Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:30 të natës në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e quajtur “Dilan”. Në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor që, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor dhe identifikimin e autorit/ëve.

Paralelisht, Policia e Tepelenës në bashkëpunim me DVP Fier dhe Vlorë, po kryejnë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorit/ëve.

Sipas burimeve, viktima udhëtonte me automjet së bashku me disa persona të tjerë, kur një person i armatosur doli përpara dhe qëlloi drejt tyre.

Edoardo Sarchi, i cili jetonte prej rreth 20 vitesh në Shqipëri, raportohet se ishte pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në Tiranë. Mësohet se 44-vjeçari ndodhej në zonë pasi kishte dalë për gjah.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu