Një shkëmbim urimesh dhe falënderimesh ka ndodhur sot mes Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe homologes së saj nga Kosova, Donika Gërvalla-Schwartz, duke theksuar edhe njëherë marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Ministrja Gërvalla-Schwartz i ka uruar Spiropalit suksese në detyrën e re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i përditshëm do të forcojë edhe më tej lidhjet mes dy shteteve motra dhe do të shërbejë për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta kombëtare. Ajo gjithashtu ka falënderuar ish-ministrin Igli Hasani për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij.

Në një reagim në platformën X, Elisa Spiropali i është përgjigjur me fjalë të ndjera:

Donikë e dashtun,
Falenderime zemre për urimin e ndjerë! Jam thellësisht mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin që ndajmë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motra dhe për mbarë kombin tonë.

Si gjithmonë, do të jemi krah për krah për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, interesin tonë kombëtar, duke i shërbyer me përkushtim ndërtimit të një hapësire ku fjala ka peshë, ku besimi ndërton ura dhe ku dinjiteti kombëtar shndërrohet në energji zhvillimi për rajonin dhe më gjerë.”

Ky shkëmbim mes dy ministreve nënvizon bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me fokus në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe promovimin e interesave të përbashkëta kombëtare në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu