
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër gafë publike, duke ngatërruar për herë të dytë brenda pak javësh Shqipërinë me Armeninë.
Gjatë një interviste në Fox News, Trump u mburr se kishte ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Ai e solli si shembull të aftësisë së tij për të “zgjidhur luftëra të pazgjidhshme”, duke përshkruar madje edhe një takim mes palëve në zyrën e tij.
“Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit në zyrën time. Njëri tha: ‘Kam vrarë njerëzit e tij për 22 vjet’. Tjetri: ‘Kam vrarë për 7 vjet’. Dhe unë thashë: ‘Le të pajtohemi’”, – deklaroi Trump.
Në fakt, konflikti i vërtetë i përmendur prej tij është ai mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, lidhur me rajonin e Nagorni-Karabakh.
Kjo është hera e dytë që Trump e ngatërron Shqipërinë me Armeninë në këtë kontekst, duke shkaktuar reagime dhe ironi në rrjete sociale.