Autoritetet në Utah kanë arrestuar një 22-vjeçar të identifikuar si Tyler Robinson, i dyshuar si autori i vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

Arrestimi u krye pas informacioneve të dhëna nga familjarë të Robinson, të cilët raportuan se ai kishte pranuar autorësinë. Policia ka konfirmuar se arma e krimit, një rifle bolt-action, është sekuestruar.

Hetuesit njoftojnë se gjatë kërkimeve janë marrë mbi 7,000 sinjalizime nga publiku. Në armë dhe mbetje të tjera janë gjetur edhe mbishkrime me natyrë provokuese.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet e plota të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu