Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e kuvendit duke kërkuar që të mbajë fjalën ish kryeministri Sali Berisha.

Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër në moshë pas Berishës dhe Tritan Shehut, mjeku socialist Vasil Lajo nuk e lejoi duke kërkuar që të vazhdojë procedura e seancës së parë.

“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës.
Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet.
Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…,” tha Berisha.

Më pas kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndërhyri për të vazhduar procedurat. Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e PS për komisionin, mes tyre Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla. Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu