
Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Soclalisti, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtëisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n. Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.
“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.
E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për paracaktruar në pazare fatin e personave të hetuar”,- tha Rama ndër të tjera.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asmblenë e PS, tha se pushteti gjyqësor tashmë po qeveris vetë përmes reformës në drejtësi dhe se ata që flasin për kapje apo kontroll të këtij sistemi, nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të këtij ndryshimi.
“Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta, të zgjedhura krejtësisht jashtë vullnetit të partive politike. Kush flet për kapje të pushtetit nga ana jonë, me urdhra nga lartë, ose nuk di çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal, për një vend që nuk ka pasur kurrë pavarësi të prokurorëve dhe gjykatësve.
E kam ditur që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit, do të sillte dhimbje dhe do na bënte dëshmitarë të një lindje dhe të rritje të vështirë, të krijesës së drejtësisë së pavarur, që për 100 e kusur vjet nuk ishte as e lirë, as e pavarur e as e paanshme. Por ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik të pavarësisë së drejtësisë.
Qoftë se vijnë nga mëkati i atyre prej nesh, ose nga atyre që gjykojnë të pavarur ndaj nesh. Ne do durojmë kur ato dhimbje vijnë nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se ne e kemi kapur këtë drejtësi, që për herë të parë po godet njerëz me pushtet politik. Kjo e drejtësisë është prova më e egër e zjarrit të Partisë Socialiste”, tha Rama.