
Sherri mes tre personave, dy prej tyre vëllezër, dhe një 24-vjeçari, ka përfunduar në plagosjen me thikë të këtij të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në Berat, teksa Policia bëri me dije se krimi ka motive të dobëta.
Pas ngjarjes, në pranga kanë rënë një nga vëllezërit e dyshuar dhe shoku i tij, kurse i treti është shpallur në kërkim. Ndalimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit.
“U arrestuan në flagrancë F. Q., 24 vjeç dhe J. K., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëlla në e 24-vjeçarit, shtetasin F. Q., 27 vjeç, të tre banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës, një 24-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.
Ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Teksa po punohet për kapjen e 27-vjeçarit, hetimet i kanë kaluar prokurorisë për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve, teksa mbeten ende aktive./Panorama