Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes (6 Shtator), rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat, ndërsa raportohet për 4 të plagosur.

Sipas burimeve, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu