Komisioni Rregullator në KQZ ka shpallur sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit!

Me tre vota pro dhe dy kundër, u miratua projektvendimi për rezultatin e zgjedhjeve.

Komisioni pasqyroi numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në çdo zonë zgjedhore, numrin e mandateve të fituara nga secili subjekt dhe listën emërore të deputetëve për secilën zonë dhe në rang kombëtar.

Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit.

Ndërkohë që KQZ publikoi listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark. Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu