Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Dimal 2”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, vëlla e motër, të dy 21 vjeç, banues në qytetin e Dimalit, të dyshuar për shpërndarje të kokainës në doza.

Gjatë operacionit, i cili u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, u sekuestruan doza kokaine të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash, një automjet dhe një celular.

 

Kontrollet u kryen në automjetin dhe banesën e të ndaluarve, ku u gjetën dhe provat materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore./vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu