Ministri i Shtetit, Taulant Balla mirëpriti sot Marko Çekaj, një i ri shqiptar që ka lindur në New York, SHBA ku është arsimuar për Ekonomi.

Me një përvojë ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, Marko ka vendosur të kthehet në atdheun e tij për të vazhduar studimet dhe për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e vendit.

Gjatë takimit, Balla u shpreh se kthimi i të rinjve me eksperiencë ndërkombëtare për të investuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në Shqipëri është një mesazh i fortë për fuqizimin e potencialit të vendit dhe një model frymëzimi për brezat e rinj.

Marko shprehu dëshirën për të qenë pjesë aktive e proceseve zhvillimore dhe ekonomike në Shqipëri, duke kontribuar me idetë e tij dhe duke ndihmuar në projekte që synojnë përparimin e vendit.

Ministri Balla theksoi se angazhimi i të rinjve të edukuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe një shembull që tregon se diaspora mund të japë një kontribut të rëndësishëm në Shqipërinë që synon të anëtarësohet në BE deri më 2030.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu