Kremlini ka hedhur poshtë mundësinë e një samiti të shpejtë mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, pavarësisht thirrjes së presidentit amerikan Donald Trump për një takim mes dy liderëve.

Trump, i cili javën e kaluar u takua me Putinin në Alaskë dhe këtë javë priti Zelenskyn me shtatë liderë europianë në Shtëpinë e Bardhë, pranoi se konflikti është i vështirë për t’u zgjidhur dhe se “është e mundur që Putini të mos dojë marrëveshje”.

Nga Moska, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov theksoi se çdo takim duhet përgatitur “hap pas hapi, nga niveli ekspert deri tek hapat e tjerë të nevojshëm”, duke lënë të hapur opsionin, por pa angazhime konkrete.

Putini i sugjeroi Trumpit që Zelensky të shkonte në Moskë për bisedime, një propozim që Kievi nuk pritet ta pranojë. Ndërkohë, liderët europianë kanë theksuar se siguria e Ukrainës duhet të garantohet në çdo marrëveshje paqeje.

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh skeptik, duke e quajtur Putinin “një grabitqar dhe ogur i keq në pragun tonë”, ndërsa homologu finlandez Alexander Stubb theksoi se presidenti rus “rrallëherë është i besueshëm”.

Bisedimet në nivele të larta do të vijojnë edhe ditët në vijim, ndërsa mbetet e paqartë se sa i gatshëm është Putini të ulet në tryezë me Zelenskyn.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu