Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump dhe liderët kryesorë europianë, është shprehur i gatshëm për një takim trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin, me qëllim negociimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

“Ne jemi gati për trilateral”, tha Zelenskyy, duke lënë të hapur mundësinë për një samit me praninë e tre liderëve.

Nga ana tjetër, Trump deklaroi se fundi i luftës varet nga vullneti i të dy palëve. “Nuk është fundi i rrugës. Ka një mundësi reale për t’i dhënë fund luftës. E di presidentin, e njoh veten dhe besoj se edhe Vladimir Putin do ta shohë të përfundojë këtë konflikt,” u shpreh ai.

I pyetur nëse SHBA përjashton dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë, Trump nuk dha një përgjigje të prerë:
“Do ta diskutojmë me shtatë liderët e mëdhenj të Europës sot. Kur bëhet fjalë për sigurinë, do të ketë shumë ndihmë,” tha presidenti amerikan, duke shtuar se kjo çështje do të jetë pjesë e bisedimeve.

Takimi i sotëm në Washington, ku janë mbledhur udhëheqësit kryesorë të NATO-s dhe BE-së, shihet si një moment kyç: do të hapë rrugën për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje apo do të thellojë më tej tensionet me Moskën?

Në takim marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti finlandez Alexander Stubb.

👉 Çfarë është në tavolinë:

  • Garancitë e sigurisë për Ukrainën – diskutime për një model sigurie të ngjashëm me NATO-n, që do të mbrojë Kievin nga sulmet e ardhshme.
  • Krimea dhe Donbasi – Trump ka lënë të kuptohet se Krimea nuk mund të rikthehet më në Ukrainë, ndërsa Putin kërkon kontroll mbi Donetskun dhe Luhanskun.
  • Marrëveshja e paqes – Trump dhe Putin kanë hequr dorë nga ideja e një armëpushimi të përkohshëm, duke shtyrë përpara një marrëveshje të plotë paqeje.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu