
Zjarri që prej disa ditësh ka qenë aktiv në zonën e Finiqit në Sarandë, sot është afruar pranë Syrit të Kaltër, një nga atraksionet natyrore më të vizituara në jug të vendit, duke vënë në rrezik serioz këtë monument natyre.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të MZSH Finiq, të cilët po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe temperaturave të larta. Burimet bëjnë me dije se janë evakuuar mbi 500 turistë që ndodheshin në zonë në momentin e shpërthimit të zjarrit. Po ashtu, raportohet se në vend ishin të parkuara rreth 100 automjete.
Ekspertët theksojnë se pa një ndërhyrje nga ajri, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të shmanget përhapja e mëtejshme e flakëve.
Autoritetet pritet të reagojnë urgjentisht për të organizuar ndërhyrje të specializuar ajrore, ndërsa zona vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.
© SYRI.net