
Që prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Vaqarrit, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e banorëve. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke u afruar rrezikshëm pranë banesave dhe duke shkaktuar panik në komunitet.
Ditën e sotme situata është përkeqësuar ndjeshëm, pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, po përhapet me ritme dramatike.
View this post on Instagram
Pamjet e flakëve tashmë mund të shihen edhe nga Tirana, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të madhe të qiellit mbi qytet.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht nga toka dhe ajri, por për momentin zjarri nuk është vënë nën kontroll, ndërsa po i afrohet gjithnjë e më shumë zonave të banuara.