Reporterët pa Kufij kanë reaguar lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit më të madh informativ në vend dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit si BalkanWeb, Panorama Online, Panorama Tv dhe Gazeta Shqiptare.

Reporterët pa Kufij dënojnë këtë pengim të së drejtës për të informuar. Ata kërkojnë që kjp të të marrë fund tani në mënyrë që transmetimi të mund të rifillojë.

Reagimi
Shqipëri: Në kontekstin e një mosmarrëveshjeje pronësore që përfshin një kompani shtetërore, policia ka ndërprerë energjinë elektrike në ambientet e Focus Media Group dhe i ka penguar gazetarët e saj të hyjnë në to. RSF dënon këtë pengim të së drejtës për të informuar, e cila duhet të marrë fund tani në mënyrë që transmetimi të mund të rifillojë.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu