Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24, duke e cilësuar këtë veprim si një “akt hakmarrjeje ndaj fjalës së lirë”. Në deklaratën e tij, Berisha e akuzon kryeministrin Edi Rama se po ndjek një praktikë të përsëritur të mbylljes së mediave të pavarura, duke kujtuar rastet e mëparshme të Agon Channel dhe Ora News.

Partia Demokratike shprehu solidaritet me gazetarët dhe punonjësit e News24, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të sinjalit dhe largimin e forcave të policisë nga ambientet e televizionit.

Në deklaratë, PD i bëri thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të dënojnë veprimin dhe të kërkojnë rikthimin e sinjalit, duke e konsideruar këtë një goditje të rëndë ndaj fjalës së lirë në vend.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu