
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur, në zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë Patos.
Në këtë operacion janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier, si dhe me shërbimet zjarrfikëse të disa bashkive.
Në terren janë të pranishme:
- 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura
- 3 zjarrfikëse nga bashkia Patos
- 1 zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër
- 1 zjarrfikëse nga bashkia Lushnjë
- 1 zjarrfikëse nga bashkia Fier
- 2 mjete të kompanisë Albpetrol sha
- 1 zjarrfikëse nga bashkia Roskovec
Ministri Vengu ka vlerësuar nga afër përkushtimin dhe profesionalizmin e forcave të përfshira në operacion, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është një prioritet absolut.
Puna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon me intensitet dhe me koordinim të plotë ndërinstitucional.