Petrit Alkollari, 58-vjeçari që u plagos rëndë më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në koma.

Ngjarja që fillimisht u raportua si aksident pune, tronditi komunitetin, pasi 58-vjeçari mbeti në gjendje kome me fraktura të rënda në kokë.

Lajmin e bëri të ditur një familjar për BalkanWeb, i cili tha se Alkollari humbi jetën mbrëmjen e djeshme dhe u varros sot.

Sipas familjarëve, Alkollari u intubua 7 orë pas mbërritjes në spital dhe qëndroi në reanimacion deri në momentin e ndarjes nga jeta.

Policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Ky zhvillim i rëndë pritet të çojë në thellimin e hetimeve për përcaktimin e përgjegjësive konkrete lidhur me këtë tragjedi në vendin e punës./panorama

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu