Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora, në parkun arkeologjik në Ulpianë.

Sipas Çekut, mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet dardan, kurse ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale.

“Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.

Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar”, shkroi Hajrulla Çeku ministër në detyrë i Kulturës.

Tutje, ai tha se po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteve ndërkombëtare, studime e publikime.

Çeku tha se arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë, teksa shtroi se po vazhdojnë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj./Reporter

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu