Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në një lokal në pronësi të shtetasit A. S., në Rrugën e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Hetimet janë në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu