Granit Xhaka ka arritur një marrëveshje verbale në parim me klubin saudit Neom SC, ku pritet të përfitojë një pagë marramendëse prej 10 milionë euro neto në vit.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusen, është shumë pranë një kalimi surprizë në Saudi Pro League, ku Neom SC, klubi i ri ambicioz, ka informuar tashmë drejtuesit gjermanë për dëshirën për ta transferuar 32-vjeçarin.

Një tarifë transferimi rreth 6 milionë euro është prezantuar, por ende nuk ka marrëveshje mes klubeve.

Megjithatë, situata mbetet e hapur, pasi në garë ka hyrë edhe Fenerbahçe, të cilët janë gati të ndërhyjnë nëse marrëveshja me Neom SC dështon.

Sot priten bisedime të reja dhe potencialisht vendimtare, që mund të përcaktojnë të ardhmen e Xhakës.

Kalimi në Arabinë Saudite do të ishte një hap i ri dhe financiarisht shumë i fuqishëm për ish-kapitenin e Arsenalit, ndërsa Fenerbahçe mbetet një alternativë serioze nëse oferta saudite nuk konkretizohet./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu