
Në Stacionin e Policisë Memaliaj është paraqitur shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila ka kallëzuar humbjen e kontakteve me të birin, R. A., 23 vjeç. Sipas kallëzimit, kontakti me të riun është humbur që prej datës 10 qershor.
Familjarët bëjnë me dije se R. A. ka qenë së fundmi në Francë dhe prej asaj kohe nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete apo komunikimi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.