
Teknologjia nuk po drejton vetëm tregun e punës, çfarë duhet të prodhohet dhe çfarë jo. Në fakt ajo po dikton dëshirat tona. Pavarësisht pasioneve e prirjeve që mund të kemi, nëse synojmë të jemi pjesë e dinamizmit të zhvillimeve, s’na mbetet tjetër veçse të ndjekim trendet.
Kështu që para se të studioni në një degë, në fillim duhet të studioni çfarë kërkon tregu. Shumë prej profesioneve po mënjanohen nga Inteligjenca Artificiale.
Nëse synimi juaj nuk është që të nesërmen të jeni një i papunë, hidhini një sy listës me disa prej diplomave që nuk janë më të dobishme.
10. Filozofia
Mund të jetë një nga veprimtaritë më të lashta të njeriut, të menduarit, të zbuluarit e botës, gjetja e mënyrave për organizimin e jetës dhe shoqërisë etj. Por tashmë, këto interesa janë kufizuar. Njerëzit mendojnë se i dinë të gjithë. Po, sepse ata tashmë kanë ChatGPT.
9. Artet interpretuese
Ideja është e bukur, të zotërosh gamën emocionale, të hysh thellë në karaktere njerëzore. Por vetëm kaq. Nuk do të kësh kurrë një punë të qëndrueshme dhe gjithë kohës do të jesh në kërkim për një të tillë.
8. Piktura
Mund të të mjaftojë për t’i vërtetuar vetes se ke talent. Në realitet, arti yt do të shitet për 30 dollarë në Etsy. Ose veprat e tua mund të mbushin bodrumin e prindërve.
7. Letërsia angleze
Lexon 100 romane dhe shkruan 300 ese për t’u larguar nga çdo punëdhënës që donte përvojë në Excel. Askush nuk do të pyesë për larmishmërinë e personazheve apo autorëve që njeh.
6. Dizajni i modës
Nëse ke qëndruar shumë në blogjet e modës, është koha të largohesh prej tyre. Bota e modës duket tunduese dhe e bukur nga sfilatat dhe modelet, por nuk është e tillë për ata që punojnë pas. Pavarësisht njohurive, do të duhet të bësh praktikë falas për disa vjet. Në të kundërt duhet të hapësh markën tënde, për të luftuar edhe disa vjet për klientelën tënde.
5. Antropologji
Mund të jesh kureshtar të dish më shumë për qytetërimet e lashta, si jetonin, si ushqeheshin, luftonin. Në rregull, lexo më shumë në kohën tënde të lirë. Tani duhet të punosh!
4. Histori
Data, ngjarje, beteja të përbotshme, perandori, revolucione, gjithçka prej të cilës ne thuhet se mbijetuam dhe jemi këtu. Çështja është ku do të shkosh me këto njohuri në revolucionin e katërt, atë digjital?
3. Teologji
Shkëlqyeshëm për shpirtin, jo aq shumë për llogarinë e kursimeve. Nëse nuk ndjek shërbesën fetare, nuk ka shumë punësime për konsulentë shpirtërorë.
2. Studime të përgjithshme
Kjo është diploma “nuk e di çfarë po bëj ende”. Ke ndjekur kurse gjithandej dhe tani kualifikohesh për asgjë tjetër përveç kuizeve që vlerësojnë njohuritë e përgjithshme. Të paktën, zgjidh ndonjë që paguan.
1. Studime gjinore
Shumë e dobishme për mendimin kritik, për të kuptuar identitetin dhe lojën e pushtetit. Problemi i vërtetë? Punëdhënësit ende nuk e dinë se ku t’ju punësojnë, kështu që nuk e bëjnë.