Pas 13 viteve lavdie, Luka Modriç i ka dhënë fund një epoke të jashtëzakonshme me Real Madridin. Legjenda kroate ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën ‘Galaktike’ në humbjen ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, duke mbyllur një nga kapitujt më të ndritur në historinë e klubit.

I emocionuar, Modriç foli për Real Madrid TV pas ndeshjes, ku tha se do jetë madrilen përgjithmonë.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë, por i paharrueshëm. Kjo është shtëpia ime, Madridi është shtëpia ime e dytë. Real Madridi më dha gjithçka. Do të jem mirënjohës për gjithë jetën time. Do të jem madrilen përgjithmonë”, tregoi ai mes emocioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu