
Në Fier numërojnë, numërojnë… derisa Zegjina Çaushi mbeti pa karrige! Me vetëm 10 vota më pak, kandidatura e saj u shndërrua nga “deputete e zgjedhur” në “ish pothuajse-deputete”.
Procesi i rinumërimit nxori në dritë një tjetër fituese në garën e brishtë të PS-së: Maldrita Bardho. Po, vetëm 10 vota – mjaftuan sa një furgon lagjeje apo një familje e madhe – për t’i thënë Zegjinës: “Në radhë për zgjedhjet e ardhshme, faleminderit për pjesëmarrjen!”
Burime jo zyrtare thonë se në selinë e PS-së në Fier, po kërkohen me urgjencë ato 10 vota të humbura: ndoshta kanë rënë poshtë kutive, ndoshta janë ngatërruar me faturat e dritave, kush e di…
Me këtë ritëm, duket se edhe mandati në Shqipëri tashmë vlen sa një darkë për dhjetë veta. Kujdes herën tjetër, se një hallvë me komshiun mund të bëjë diferencën mes Kuvendit dhe shtëpisë!