Punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë në fazën përmbyllëse.

Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin dhe deklaroi se ky spital do të jetë një prej strukturave më moderne në vend për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

“Spitali i ri do të jetë i pajisur me aparatura bashkëkohore dhe ekipe të specializuara për kardiokirurgjinë, kirurgjinë vaskulare dhe reanimacionin,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se në këtë strukturë do të realizohen mbi 1 mijë ndërhyrje në vit, do të angazhohen 112 mjekë profesionistë dhe do të ofrohet shërbim i përhershëm 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për çdo rast urgjence.

Sipas Kryeministrit, spitali do të ofrojë gjithashtu ndërhyrjet më të ndërlikuara të kardiokirurgjisë kongjenitale neonatale dhe pediatrike, duke garantuar një nivel të lartë të kujdesit të specializuar, si për rastet e planifikuara, ashtu edhe për ato urgjente.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu