Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ka bërë një thirrje të gjithë mësuesve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit:

“Nëse dëshiron të japësh kontributin tënd, atje ku gjuha shqipe dëgjohet më rrallë, por ndihet më fort, është koha të bëhesh pjesë e Regjistrit Shtetëror të Mësuesve të Diasporës!”

Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve të shtetit shqiptar për të ruajtur dhe forcuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë, nëpërmjet përfshirjes aktive të mësuesve të kualifikuar.

Aplikimi ka nisur më 1 qershor dhe zgjat deri më 30 shtator 2025.

Sipas Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), aplikimi është i hapur për:
– Mësues të diplomuar në fushën e mësuesisë (me përparësi degët: gjuhë shqipe dhe letërsi, arsim fillor, parashkollor, histori, gjeografi, etnologji, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare);
– Persona të licencuar si mësues sipas legjislacionit të Shqipërisë, Kosovës apo vendeve ku zhvillohet mësimi i shqipes;
– Mësues të pranuar zyrtarisht në vendet ku japin mësim në gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Aplikimi dorëzohet me postë në adresën: ASCAP, Rruga Naim Frashëri, Nr. 37, Tiranë, apo me email në një nga adresat: sekretaria@ascap.edu.al ose diaspora.ascap@gmail.com.

Nisma për krijimin e Regjistrit Shtetëror të Mësuesve të Gjuhës Shqipe në Diasporë përfaqëson një nga përpjekjet më të qëndrueshme të qeverisë Rama për t’i mësuar gjuhën amtare çdo fëmije me të paktën një prind shqiptar nëpër botë. Programi i mësuesve për diasporën ka nisur të zbatohet së pari në Greqi dhe pritet që të shtrihet më tej në Itali.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu