
Ka nisur turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë. Gara është parashikuar të ketë pesë etapa, të cilat do të zhvillohen në disa qytete të vendit, ku pritet të mbyllet më 30 maj dhe në të do të marrin pjesë 15 skuadra dhe 96 çiklistë.
Etapa e parë do të jetë Tiranë-Rrëshen-Shkodër, me një gjatësi 151 kilometra. Kjo do të sjellë kufizimin e lëvizjeve të automjeteve në rrugëtimin e tij me policinë që njoftoi një plan masash për mbarëvajtjen e tij dhe bllokimin e rrugëve.
Etapa e dytë nis nga qyteti verior drejt Elbasanit, e gjatë 188 km. Në ditën e tretë, itinerari është Elbasan-Vlorë, me një distancë prej 149 km. Në etapën e katërt, çiklistët do të pedalojnë nga Vlora në Himarë, ku do të ngjisin edhe Llogoranë, në një distancë prej 153 km. Etapa e fundit e Turit të Shqipërisë do të nisë nga Vlora e do të përfundojë në Fier, me gjatësi 122 km. Në këtë edicion do të marrin pjesë edhe çiklistë të huaj.
Ndërkohë Policia thotë se ka marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe kërkon nga qytetarët bashkëpunim që të shmangin, në datat dhe oraret që kanë përcaktuar, kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet.
ETAPA E PARË | Datë 26.05.2025
Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30
Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20
Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10
Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45
Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, deri në orën 14:15
Rruga Milot – Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30
Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Nga sheshi “Balshaj” në rrugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.
ETAPA E DYTË | Datë 27.05.2025.
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.
ETAPA E TRETË | Datë 28.05.2025
Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30
Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Savër, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Savër-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.
ETAPA E KATËRT | Datë 29.05.2025
Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45
Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10
Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25
Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10
Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.
ETAPA E PESTË | Datë 30.05.2025.
Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier – Savër, nga ora 10:5 deri në orën 12:00
Savër – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.
Kujtojmë se nga 9 deri më 11 maj nga Shqipëria nisi ‘Giro d’Italia’, ku u zhvilluan tre etapat e para.
/tvklan.al