Gramsh, 26 Maj 2025 – Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar praninë e bakteries Salmonella Enteritidis në një grup fëmijësh në një kopsht në Gramsh. Deri tani, 17 fëmijë kanë rezultuar pozitivë me këtë bakter, ndërsa për 6 fëmijë të tjerë priten ende rezultatet laboratorike, megjithëse ata kanë shfaqur një ngarkesë të lartë bakteriale.

Ekipet e ISHP-së dhe inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë shkuar në Gramsh për të ndjekur nga afër situatën. AKU po kryen analizat e mostrave të produkteve ushqimore të konsumuara nga fëmijët në institucionin parashkollor.

Sipas të dhënave paraprake, nga 79 mostra të analizuara, 17 kanë rezultuar pozitive për Salmonella Enteritidis, një bakter që zakonisht gjendet tek mishi i pulës dhe vezët. Autoritetet shëndetësore po vijojnë hetimet për të identifikuar burimin e infeksionit dhe për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Ndërkohë, prindërit janë këshilluar të jenë të kujdesshëm me simptomat dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rastet kur fëmijët shfaqin shenja të infeksionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu