
Përcillet sot në banesën e fundit regjisori i njohur, ikona e kinematografisë shqiptare, Piro Milkani.
Lajmi i trishtë për ndarjen e tij nga jeta në moshën 86-vjeçare, u bë i ditur nga i biri i tij Eno Milkani nëpërmjet rrjeteve sociale.
Piro Milkani la një trashëgimi të pasur në fushën e kinematografisë shqiptare.
Ajo përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si “Kur zbardhi një ditë”, “Zonja nga qyteti”, “Ballë për ballë”, “Militanti” dhe “Ngjyrat e moshës”.
Përveç regjisorit, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, si “Artist i Popullit” dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës.
Tv Klan