Dy punonjës të ambasadës izraelite janë vrarë jashtë një muzeu hebraik në qendër të Uashington DC, sipas Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem.

Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan ndërsa po dilnin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit. Burime për BBC, përmes partnerit të saj të lajmeve CBS, thanë se ngjarja duket të ketë qenë e qëllimshme.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi rreth orës 21:05 me orën lokale, pranë kryqëzimit të rrugëve 3rd dhe F NW, një zonë me shumë pika turistike, muze dhe ndërtesa qeveritare, përfshirë dhe zyrën e FBI-së në këtë rajon.

Raportet tregojnë se disa punonjës të tjerë të ambasadës izraelite ndodheshin gjithashtu në aktivitetin muzeal në momentin e të shtënave.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu