Drejtuesi politikë i diasporës nga radhët e Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi “ngërçin” e krijuar për numërimin e votës nga Greqia.

Ai theksoi se kjo çështje është përplasje mes tërësisë së strukturës së KQZ-së, ndërsa kërkoi që KAS të dalë me një vendim, i cili do të zhbllokonte vonesat e krijuara.

Më tej, Balla theksoi se detyra dhe përgjegjësia e cilitdo është që të numërojë me korrektesë vullnetin e qytetarëve  brenda dhe jashtë vendit.

Sipas Ballës, kontestimet mbi procesin mund të bëhen në një moment të dytë dhe jo kur procesi është në zhvillim e sipër. Ai theksoi se kjo praktikë është përdorur të pakën që nga viti 2009.

“Ky është një diskutim që është bërë para 36 orësh dhe ndërkohë që unë besoj që KAS, si një strukturë brenda tërësisë së institucionit në KQZ, do t’i hapë rrugë rikthimit në shinat e ligjshmërisë së gjithën procesit, të gjithën e dimë se Kodi Zgjedhor dhe Rregullatori me vendimet e veta kanë përcaktuar procedurat që duhet ndjekur përgjatë procesit të numërimit.

Nuk ekziston dhe nuk shkruhet asgjëkundi që në një moment të caktuar mund të vijë  sekretari i përgjithshëm i një partie e të urdhërojë numëruesit, që mos numëroni këto fletë votimi apo mos hapni këto zarfe dhe kjo mund të ndodhi.

Neni 330/a i Kodit Penal, e përcakton si vepër penale nga ana e numëruesit, kështu në këtë aspekt shpresoj dhe besoj që numëruesit e PD të mos e zbatonin atë urdhër, pati një ndërhyrje përmes një vendimi të Komisionerit, u cili binte ndesh me aktin përkatës të rregullatorit dhe këtë mosmarrëveshje le ta zgjidhi, sepse këtu ka një mosmarrëveshje, midis rregullatorit që është qeveria e zgjedhjeve dhe komisionerit, i cili është zbatuesi i vendimeve.

Këtë përplasje kompetencash le ta  zgjidhë KAS  dhe të mos të merremi me këtë punë. Me rëndësi është të garantojmë çdo votues, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, që të lexohet vota. Nëse palët kanë konteste, këto konteste kanë një fazë tjetër.Historikisht, të paktën që nga viti 2009, që është kjo lloj procedure numërimi, kontestet zgjidhen mbrapa.”, tha Balla për ABC News.

Duke folur për procesin zgjedhor dhe rezultatin që pret nga Diaspora, Balla theksoi se PD-së po bllokon procesin e numërimit të votës për arsye të pabazuara.

“Gjithë kjo histori i shkaktoi çdo tavolinë numërimi një orës shtesa, sepse nevoja për të lexuar një më një të gjithë zarfet BE, dhe për të detektuar se cila prej tyre është nga Greqia ka sjellë këtë problematikë dhe i dha çdo tavolinë të paktën më një orë vonesë.

Imagjinoni se sa shpejt mund të kishim ecur nëse nuk do kishte ndodhur kjo. Realiteti në Lezhë është i mirë, edhe rezultati në territor, por më së shumti në Diasporës.

Të them të drejtën e kam pritur të jetë dhe më i mirë. të shohim , sepse jemi nde herët, sepse jemi afro 20% të fletëve të numëruara nga Diaspora. Kemi ende shumë kohë.

E vërteta është se ka një rezultat paraprak, s’ka dyshim, tani dihet se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve dhe ndërkohë ne e dimë se nga ky moment, deri në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar do kërkohen ditë apo javë.

I lutem PD , që të plotësojë vendet bosh në grupet e numërimit me përfaqësuesit e vet. sepse ky është i vetmi problem që kemi tani.

Rrinë me orë të tëra tavolinat bosh, se nuk votojnë në grupet e numërimit. Dje lë të jetë ky parlament i ri, që ti çelim rrugë një komisioni të vërtetë të reformës zgjedhore, ku t’i përjashtojmë partitë politike nga procesi i administrimit dhe i numërimit të votave”, tha ai./abcnews.al

Drejtuesi politik i PS për diasporës, Taulant Balla tha në një intervistë për Euronews Albania se KAS duhet të ishte mbledhur më herët për të shqyrtuar ankesën e PD-ASHM për votën e diasporës për Greqinë.

“Duhet të ishte mbledhur më herët për të shqyrtuar këtë vendim që në vlerësimin tim, ishte i pabazuar në kodin zgjedhor”,-tha Balla.

Ai tha se këto janë përpjekje të opozitës për të vonuar procesin e numërimit të votave nga ana e PD-ASHM, ndërsa shtoi se diaspora ishte ajo që i bëri këto zgjedhje historike.

“Vota e diasporës i bëri këto zgjedhje historike. Pas 35 vitesh më në fund kemi legjitimitetin e plotë dhe në shtator në fund në anën e djathtë të parlamentit do jenë deputet të PS dhe në anën e majtë gjithashtu do jenë deputet të PS dhe secili do ketë në vete edhe votën e diasporës”,-tha Balla.

Me heret, Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Taulant Balla në një intervistë për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli ka falenderuar të gjithë votuesit nga diaspora, duke u shprehur i kënaqur nga rezultatet e deritanishme.

Balla thekson se sipas projeksioneve beson se në përfundim të procesit do të rezultojë që 6 nga 10 shqiptarë në diasporë kanë mbështetur Partinë Socialiste.

“Së pari gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen shqiptarëve për këtë besim të madh që i kanë dhënë Edi Ramës dhe PS. Ky është një moment historik për vetë kontekstin ku është Shqipëria dhe kjo votë ishte mbështetja e këtij drejtimi të duhur të Shqipërisë, por edhe pse për herë të parë ishte vota e diasporës duke rregulluar një difiçit, pasi diaspora është një krenari për ne. Vota e diasporës u arrit falë insistimit tonë. Afër 200 mijë vota vijnë nga diaspora dhe nuk është një shifër e vogël dhe imagjinoni u miratua në Korrik të vitit të shkuar dhe u arrit në kaq pak kohë që të votohet. Është një rezultat në pritshmëritë tona. Ka qarqe ku rezultati është i shkëlqyer, kemi edhe qarqe ku mund të kishte qënë më mirë, por në nivel kombëtar besoj që do të jemi në shifrat që 6 nga 10 bashkëatdhetarë tanë në diasporë na kanë mbështetur”, shprehet Balla.

Ndërkohë socialisti Balla u pyet edhe lidhur me akuzat e demokrates Jorida Tabaku, për intimidim të numëruesve në Parkun Olimpik, ku po numërohen votat e diasporës.

–Zonja Tabaku ka rezerva se ju keni intimiduar numëruesit në Parkun Olimpik. A është e vërtetë kjo?

Taulant Balla: Më vjen keq që e thotë një kolege dhe një shoqe e imja, por e vërteta është që me të gjithë ekipin edhe me përfaqësues të PD që janë këtu kemi një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë.

Sa i përket pritshmërive për votën e diaporës, Balla thekson që pret që PS të dali forcë e parë politike edhe në qarkun Shkodër ku në numërimin e votave nga brenda vendit PD-ASHM ka dalë forcë e parë.

“Rezultati është brenda pritshmërive. Vota e diasporës për qarkun Shkodër unë besoj që në fund të procesit, PS do të dali forcë e parë politike, ndërkohë që të gjitha qarqet e tjera me përjashtim të qarkut Kukës, në të gjitha tjerat PS është forcë e parë me diferencë”, thotë socialisti.

/tvklan.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu