Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 19:00 pjesëmarrja në votime është 42,75%.

Sipas KQZ-së është raportuar nga 3010 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar mbi 1022003 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 50,10%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës me 48,73%.

Në qarkun e Kukësit kanë votuar 46,15% e zgjedhësve. Pas Kukësit renditet qarku i Fierit me 42,02%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 42,13% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Në qarkun e Korçës kanë votuar 40,91% e votuesve, më pas vjen qarku i Lezhës me 41,56%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar 39,55% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Durrësit me 40,53%.

Ndër qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Gjirokastra me 39,23%, më pas qarku Shkodër me 36,78 si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja ishte 31,49% të zgjedhësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu