Një sherr masiv ka ndodhur mes të pranishmëve në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.

Në video dallohet një grup personash, kryesisht të veshur me rroba të zeza, të cilët përleshen me disa persona të tjerë, në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”.

Sipas burimeve konfidenciale nga Policia e Elbasanit, në përplasje ka qenë i përfshirë edhe Parid Boçi, djali i deputetit Luçiano Boçi, i cili ka mbetur i lënduar.

Mësohet se Parid Boçi ka pësuar çarje në kokë gjatë sherrit, por nuk ka pasoja serioze për jetën ndërsa ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr mjekim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu