
Princi Harry ka thënë se dëshiron “pajtim” me pjesën tjetër të familjes mbretërore pas një sfide ligjore mbi sigurinë e tij që e ka lënë “të shkatërruar”.
Duke folur nga Kalifornia, ai tha se “ka pasur kaq shumë mosmarrëveshje” midis tij dhe familjes së tij, por ai i kishte “falur” ato.
Princi tha se ishte “e pamundur” për të që ta merrte familjen e tij përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të sigurt, pasi humbi çështjen në gjykatën e apelit lidhur me marrëveshjet e tij të sigurisë ndërsa ndodhej në vend.
“Për momentin, është e pamundur për mua ta kthej familjen time në Mbretërinë e Bashkuar shëndoshë e mirë. Do të vazhdoj një jetë shërbimi publik. Kështu që gjithmonë do t’i mbështes organizatat bamirëse dhe njerëzit që kanë kaq shumë rëndësi për mua. Nuk mund ta imagjinoj një botë në të cilën do t’i ktheja gruan dhe fëmijët e mi në Mbretërinë e Bashkuar në këtë pikë, dhe gjërat që do t’u mungojnë atyre janë, në fakt, gjithçka, e dini.
E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur, pavarësisht asaj që kanë bërë disa njerëz në atë vend. Më mungon Mbretëria e Bashkuar, më mungojnë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Sigurisht që po. Dhe mendoj se është vërtet shumë e trishtueshme që nuk do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi atdheun tim”, tha ai.
Sfida erdhi pasi Harry dhe Meghan u larguan nga Mbretëria e Bashkuar dhe u zhvendosën fillimisht në Kanada, dhe më pas në Kaliforni, pasi njoftuan se donin të tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore./Euroneës