
Një apartament në katin e 6-të të një pallati në rrugën “Tish Daija” në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Sipas asaj që raportojnë blutë zjarri ka rënë rreth orës 14:50, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarri
“Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarri”, njofton policia./tvklan.