Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkatdhetarët në zyrat postare të DHL dhe nënkontraktorëve të tjerë.

Balla teksa dilte nga zyra postare e DHL u takua me Ladin dhe Meritën, dy shqiptarë me banim në Veria, që sapo kishin marë zarfin dhe kishin votuar pa asnjë problematikë.

Merita e mori zarfin pranë zyrës së DHL-së, ndërsa Ladi pranë nënkontraktorit Speedex.

Balla inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që të mos presin vetëm njoftimet, por të kontaktojnë kompaninë postare dhe të paraqiten vetë në pikat përkatëse.

“Dua që t’i nxis të gjithë bashkatdhetarët që, ndërsa presin që t’ju mbërrijë zarfi i tyre, siç është detyra e kompanisë postare DHL, është mirë që të kontaktojnë kompaninë dhe të bëjnë siç bënë Ladi dhe Merita, të paraqiten tek kompania, tek pika postare ku e kanë, qoftë kjo DHL apo një prej kompanive nënkontraktore. Zyrat janë të hapura, paraqitesh aty, merr zarfin me emrin tënd,” tha Balla.

Për të lehtësuar procesin, DHL ka vënë në dispozicion një numër telefoni dhe, në shumë raste, si në Veria, njoftimi vjen edhe me SMS apo email.

Ladi: “Është një procedurë e thjeshtë dhe pa vonesa.”

Balla: “Ishte e thjeshtë, apo jo? Pra, merr zarfin, plotëson fletën e votimit, e dorëzon po aty. Për të gjithë ata bashkatdhetarë që duan të informohen se ku është pika postare ku ata mund të tërheqin fletën e votimit, është një numër telefoni i vendosur në dispozicion nga DHL, ku mund të telefonojnë për të marrë informacion. Ju si e gjetët? Apo këtu në Veria është e thjeshtë edhe përmes email-it?”

Ladi: “Me SMS, me email, vjen te shtëpia.”

Balla: “Shumë mirë.”

Merita: “Vjen njoftim te shtëpia që ka ardhur letra për të votuar dhe të thotë se çfarë vendi do të shkosh. Shumë e thjeshtë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu