
Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Stambollin sot, me epiqendër në Detin Marmara. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha, por autoritetet po monitorojnë situatën.
Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm në këtë zonë, duke theksuar nevojën për masa mbrojtëse dhe përgatitje emergjente. Në disa pjesë të Stambollit janë vendosur tabela paralajmëruese për cunami, duke u bërë thirrje banorëve të lëvizin në zona më të larta.