Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër civilëve gjatë viteve 1998-1999 dhe janë vendosur në ndalim për 48 orë. Lajmi është konfirmuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti është trajtuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Sipas raportit, ngjarja lidhet me komunat e Prishtinës dhe Lipjanit gjatë kohës së luftës. Pas një faze të gjatë hetimesh, policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë fillimisht dy persona në qytetin e Lipjanit, në dy vende të ndryshme.

Të arrestuarit janë identifikuar si B.T. (mashkull) dhe N.C. (femër). Në kuadër të të njëjtit operacion është ndaluar edhe personi i tretë, M.I. (mashkull), në Prishtinë.

Të dyshuarit akuzohen për veprime çnjerëzore ndaj të ndaluarve shqiptarë gjatë luftës, përfshirë dhunë fizike dhe psikike, ndërsa ushtronin funksionin e gardianëve dhe zyrtarëve korrektues në institucionet ndëshkuese të Prishtinës dhe Lipjanit./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu