Kryeministri Edi Rama synon që të çojë pagën mesatare të sektorit privat në 1 mijë euro nga 830 që është aktualisht.

Rama tha se këtë ai do ta bëjë gjatë mandatit të katërt.

“Ne duam të ecim më tutje me pagën mesatare, ta çojmë nga 830 në 1 mijë euro brenda mandatit të katërt në sektorin privat”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në ambientet e Tirana Industrial Park, në takimin me biznese dhe punonjës për të diskutuar mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës me qëllim ndërtimin e një tregu pune më të fortë, Rama tha se një numër të rinjsh janë kthyer nga Gjermania, për të punuar në atdhe, pasi pagat në vendin tonë janë dinjitoze, sipas kryeministrit.

“Ka një numër djemsh dhe vajzash të kthyer rishtas nga Gjermania. E provuan dhe u kthyen, njerëz të mençur, besoj se do ketë më shumë të tillë në vitet në vijim.

Rritja e kapaciteteve të arsimit profesional domosdoshmëri për ekonominë, kompanitë dhe të rinjtë e të rejat. Jo vetëm një punë e mirë paguar por i hapin vetes një perspektivë për të ndërtuar një biznes”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: Paga minimale është më e lartë në Shqipëri de fakto…Ne duam të ecim më tutje me pagën mesatare, ta çojmë nga 830 në 1 mijë euro brenda mandatit të katërt në sektorin privat.

Ndërkohë që sot kemi nevojë të shohim edhe me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin publik, pagat janë rritur dhe do të rriten më shumë. Duke rritur pagat në sektorin publik kemi tërhequr edhe sektorin privat në këtë proces.

Tani më, pagat dinjitoze nuk diskutohen më. Kompanitë sot më shumë se sa problemi sat ë paguajmë punëtorët kanë problemin se ku i gjejnë punëtorët e kualifikuar.

Ka një numër djemsh dhe vajzash të kthyer rishtas nga Gjermania. E provuan dhe u kthyen, njerëz të mençur, besoj se do ketë më shumë të tillë në vitet në vijim.

Rritja e kapaciteteve të arsimit profesional domosdoshmëri për ekonominë, kompanitë dhe të rinjtë e të rejat. Jo vetëm një punë e mirë paguar por i hapin vetes një perspektivë për të ndërtuar një biznes.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin në ambientet e Tirana Industrial Park, së bashku me biznese dhe punonjës.

Në fjalën e tij, Rama tha se prodhimet do të jenë “Made in Albania” dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit.

Ai nënvizoi se sot kemi nivelin më të ulët historik të papunësisë.

Rama: Sot Shqipëria po përjeton një kthesë për të cilën ne jemi përpjekur për një kohë të gjatë. Dhe kthesa është në dinamikën e vet. Dua të kujtoj që industrinë ushtarake ne po e krijojmë nga e para. Prodhimet do të jenë “Made in Albania” dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit. Janë një sërë iniciativash të tjera në fushën e industrisë ushtarake që do të na japin mundësinë që jo vetëm të prodhojmë në Shqipëri duke ndërtuar partneritete shumë të forta, por do të na japin mundësinë jo vetëm të krijojnë të ardhura, por edhe duke krijuar një front të ri punësimi për vajza dhe djem të mirëedukuar në profesionet e nevojshme që të kenë paga shumë të larta. Ka edhe persona që nuk u shkon mendja që në Shqipëri mund të ketë kompani që kanë paga më të mira se sa në Greqi. Por nëse shohim rritjen e prodhimit të përgjithshëm sot e kemi afro 25 miliardë euro dhe kjo është rritur nga puna nga kompanitë, dhe sot kemi nivelin më të ulët historik të papunësisë./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu