President Donald Trump arrives to speak at a reception celebrating Women's History Month in the East Room of the White House, Wednesday, March 26, 2025, in Washington. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Në pak ditë, presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar një tronditje të madhe në tregjet financiare, pasi shpalli vendosjen e tarifave të rënda për qindra vende në mbarë botën. Si pasojë, bursa amerikane pësoi një nga rëniet më të mëdha historike, duke shkaktuar humbje me qindra miliarda dollarë për qytetarë dhe kompani.

Megjithatë, Trump nuk është tërhequr – përkundrazi, e ka quajtur rënien e tregjeve një sukses dhe ka ripostuar një video në rrjetin e tij Truth me titullin: “Trump po i rrëzon tregjet QËLLIMISHT”.

Kjo ka ndarë opinionin publik dhe ekspertët në dy kampe:

🔹 “Teoria e mbretit të çmendur” – shumica e ekonomistëve, përfshirë edhe fituesin e Nobelit Paul Krugman, mendojnë se Trump po vepron pa ndonjë plan real, i shtyrë nga instinktet personale dhe mungesa e këshilltarëve të kualifikuar.

🔹 “Shahu 3D” – mbështetësit më besnikë të Trump besojnë se pas këtyre tarifave fshihet një strategji e thellë për të forcuar ekonominë amerikane dhe për të riformatuar rendin ekonomik botëror nëpërmjet të ashtuquajturave “Marrëveshje të Mar-a-Lago”.

Ndërkohë, ka edhe nga ata që përpiqen të racionalizojnë veprimet e presidentit, duke sugjeruar se tarifat mund të jenë vetëm një mjet presioni për të arritur marrëveshje më të mira tregtare, ose për të detyruar Rezervën Federale të ulë normat e interesit në një kohë kur borxhi publik është në nivele të larta.

Kujtojmë se edhe pas luftës tregtare të nisur nga Trump në vitin 2017, disa nga tarifat u ruajtën edhe nga administrata Biden – gjë që për disa është shenjë se ndonjë rezultat pozitiv mund të ketë.

Për momentin, pyetja që mbetet është: po nëse Trump s’ka plan fare?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu