Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ndodhet në Londër ku do të prezantojë sonte kandidaten e diasporës, profesoreshën e nderuar Vera Ndrecaj.

Në takimin e orës 20:00 sipas orës lokale, Balla dhe Ndrecaj do të kërkojnë nga bashkatdhetarët në Londër që t’i japin votën numrin 5 Partisë Socialiste dhe të zgjedhin Ndrecajn si përfaqësuesen e tyre në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë.

“Përshëndetje të gjithë bashkatdhetarëve që jetojnë këtu në Londër. Bashkë me Verën, Ervinin, Yllin dhe të gjithë miqtë e tjerë do të takohemi sonte (në 247-251 WOOD ST, LONDON E17 3NT), siç i keni këto kodet e Londrës, në Britani për të diskutuar me njëri-tjetrin për rrugën drejt 11 majit bashkë me një prej kandidatëve tanë të diasporës sikurse është Vera dhe me plot miq të tjerë sepse duhet ta themi gjithmonë ky është një moment historik për Shqipërinë. Vota për Partinë Socialiste NR.5 në fletën e votimit nga të gjithë bashkatdhetarët është një kontribut i çmuar për të realizuar aspiratën tonë historike për ta parë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, për ta parë flamurin tonë kuq e zi të valëvitet mes flamujve të tjerë. Në fakt, në krye na takon aty edhe për shkak të shkronjës A. Kështu që, shumë faleminderit të dashur bashkatdhetarë të Londrës edhe të zonave përreth, ju presim sonte” u shpreh Balla nga Londra.

Vera Ndrecaj, e cila jeton në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar ku edhe punon si pedagoge dhe këshilltare e qeverisë britanike për inovacionin, vendimin për të kontribuar për vendlindjen e bëri realitet duke aplikuar në platformën “Deputeti që duam”.

“Ejani sonte dhe takohuni me ne të zhvillojmë një bashkëbisedim miqësor së bashku, të fillojmë e të njihemi nga afër, të diskutojmë problematikën tuaj dhe gjithashtu të keni mundësinë që të dini diçka më tepër për përfaqësuesen tuaj në parlamentin e ardhshëm” tha Ndrecaj përkrah Ballës në një videomesazh drejtuar shqiptarëve.

Ndrecaj emigroi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2002 me bashkëshortin dhe fëmijët. Udhëtimi i saj i jashtëzakonshëm nga një shqiptare që s’dinte pothuaj asnjë fjalë anglisht deri në punësimin si profesoreshë në Universitetin e Kardifit konsiderohet mbresëlënës edhe nga shtypi vendas që shpesh i ka kushtuar figurës së saj reportazhe e intervista.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu