Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Skënderaj.

Haxhi Thaçi u nda nga jeta pak ditë pasi takoi për herë të fundit të birin e paraburgosur në Hagë. Zemërim ka shkaktuar moslejimi i vetë Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrim, duke bërë që edhe kryeministri Edi Rama ta quajë të turpshëm këtë vendim. Ky reagim u shpërnda në internet nga i dërguari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell.

Por, në mungesë të Thaçit, janë të shumtë shqiptarët nga të gjitha trojet shqipfolëse që po nderojnë sot figurën e tij, duke bërë homazhe për të atin. Pas ceremonive përkujtimore në Skënderaj, i ndjeri Haxhi Thaçi do të përcillet në banesën e fundit në fshatin Burojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu