
Kryeministri Edi Rama, me një status në rrjetin X, sulmon Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, për shkak se nuk lejuan ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit, Haxhi Thaçi, i cili u nda nga jeta të dielën.
“Një akt tjetër i ulët nga një gjykatë e turpshme dhe pa turp, që e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një maskaradë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të parlamentit të Kosovës në një nga bumerangët më brutalë,” shkruan Rama.
Pak ditë më parë kur Thaçi u lejua të vizitonte të atin në spital në Prishtinë, Rama bëri një postim mbështetës me foton e tij dhe diçiturën Burrë.