“Kur të mbyllësh TikTok-un, në fund do marrësh Noc Rrokun.” I riu kënaq pa masë Berishën me një diskurs politik pa letër përpara, duke folur më qartë ndoshta se shumica e kandidatëve të tij për deputet.

“Edvin Rama, deri më 11 maj mund të mbyllësh çdo rrjet social, por ke parasysh se kur të mbyllësh TikTokun, në fund ke për të marrë Noc Rrokun.

Një gjë ta kesh të sigurt, se të gjithë këtë të rinjtë që dalin në protesta, me 11 maj do të të japin Noc Rrokun.

Një gjë ta kesh të sigurt Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu se 14-vjeçarin nuk e vranë rrjetet sociale, por e vratë ju dhe drejtorët tuaj. E vrau policia dhe prokuroria që fshehën provat. E vrau gjykata që nuk po jep vendimin.”

 

I riu gjimnazist, Orest Berberi, duket qartë se i la mbresa para liderit dhe nuk do të habitemi aspak nëse së shpejti do ta shohim pjesë të strukturave demokratike dhe në listat e ardhshme të PD-së.

Brenda apo jashtë listave, kjo pastaj është çështje tjetër që, siç e treguan primaret e sekondaret, nuk ka të bëjë as me guximin dhe as me elokuencën, përkundrazi….

 

“Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse që kam dëgjuar” tha Berisha në fund të protestës:

Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen më fisnike, do të thosha më magjepsëse, do të thosha më të fuqishme, më pasiononte.

Fjalë të tilla për fjalën e lirë janë të denja për të gjitha kohërat.

Për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen.
Gjithçka do e vendosin të rinjtë.

Ishte protesta e tyre siç e patë ju.

Unë isha një pjesëmarrës në këtë miting që për nga cilësia, po u garantoj, krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët liberatorë u kthyen nga pallati presidencial dhe erdhën fitimtar në sheshin e Qytetit Studenti.

Dhe aty ata mbajtën fjalët më mbresëlënëse që unë kam dëgjuar ndonjëherë.

Pra, tani të themi, në 35 vite, këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Të rinjtë e fituan betejën sonte.” Tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu