
ma vijon të jetë figura më e besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të muajit mars të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 45% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.
Megjithatë, në këtë sondazh bie në sy një rritje e ndjeshme e figurave të reja në perceptimin e publikut. Adriatik Lapaj renditet i treti me 16%.
Agron Shehaj renditet i katërti me 13%, duke konfirmuar pozicionimin e tij si një prej zërave më të dëgjuar të opozitës së re.Ndërkohë, liderë të tjerë si Arlind Qori (9%), Tom Doshi (5%), Dashamir Shehi (4%) dhe Ilir Meta (2%) rezultojnë me mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil.