Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në këtë rol.

Screenshot_7Përmes një postimi në platformën X, Kurti zbylon detaje nga diskutimi i tij me shefin e NATO-s.

Kurti thotë se takimi përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.

Gjithashtu Kurti foli edhe për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës.

“Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkruan Kurti.

 

“Kënaqësi për të mirëpritur Mark Rutte në Prishtinë, vizita e tij e parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu