
Kryeministri Edi Rama ironizon koalicionin opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” duke e ilustruar me një fole bufash, me diciturën “Fronti i Noc rrokut”.
Ne video shihen katër bufa, ku në sfond dërgohet një pjesë e shkëputur nga fjala e Berishës “Po a kanë një alternativë tjetër për të kontribuar në largimin e Edi Ramës përveç se krijimit të një fronti të përbashkët opozitar?”
Koalicioni i Sali Berishës ka në përbërje 26 parti për të cilat Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se i ka bashkuar fakti që sot e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë.
“Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore.
Dhe kjo ka ndodhur.
Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve.” deklaroi Berisha.